Milla Carovska viziton kompaninë Dauti Komerc

Zëvdëskryeministrja për çështje ekonomike Milla Carovska e shoqëruar nga drejtoresha e të hyrave publike Sonja Llukarevska kanë vizituar kompaninë Dauti Komerc, me çras tkanë realizuat takim me drejtorin komercial, Hamim Dauti dhe janë njoftuar në mëyrë të drejtpërdrejtë me funksionimin dhe inovacionet që po praktikon kjo kompani.
Dauti gjatë këtij takimi i ka njoftuar mysafirët me planet afatgjate të kompanisë”Kompania jonë është shfaqur në shumë raste si një nga iniciatorët dhe mbrojtësit më aktiv të politikave dhe masave për të përmirësuar pagat dhe kushtet e punëtorëve.Dauti Komerc shfrytëzon masat e qeverisë për ritjen e pagave për të gjithë të punësuarit dhe sot puntorët tanë marin rroga më të larta për 12%”,ka deklaruar drejtori komercial ,Hamim Dauti.

Marketing

Zëëvdëskryeministrja Milla Carovska,duke prezantuar masat për subvencionim tha se
për pagën e dhjetorit kemi rritje tek më shumë se 106 mijë punonjës në shtetin tonë, me çka është realizuar qëllimi mes 20 dhe 25 për qind nga të punësuarit në sektorin real të marrin rritje të pagave nga 600 deri në 6.000 denarë në bazë të masës për subvencionimin e kontributeve për rritjen e pagave.

“E realizuam targetin të cilin e vendosëm për vetëm dy muaj. Pres që kjo masë edhe më tej t’i realizojë pritjet dhe gjatë tërë vitit këta punonjës i marrin mjetet më të larta. Shuma mujore e mjeteve të ndara nga Buxheti për këtë masë, që direkt transferohen në fondet për sigurim shëndetësor dhe invalidor është 200 milionë denarë. Për pagën e dhjetorit janë paguar diçka më shumë se 150 milionë denarë, që do të thotë se ende kemi mundësi për përfshirje të punonjësve në kuadër buxhetore”, deklaroi Carovski.