Milloshoski deri te Hahn: Po më kërcënon gjyshja ime, më ndihmoni

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në një postim në rrjetin social twiter ka ironizuar komesionerin për zgjerim Johannes Hahn ku ky i fundit tha se po iu kërcënohen deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët dëshirojnë të votojnë ndryshimet kushtetuese.

Marketing

“Zoti Hahn, nëse e mbështes referendumin e dështuar dhe marrëveshjen antikushtetuese, gjyshja më ka kërcënuar me fjalët “kokën nuk mund ta gjeshë mbi supe”. Ju lutem më tregoni në cilin institucion europian ti paraqes kërcënimet dhe të kërkoj mbrojtje nga gjyshja ime”, ka shkruar Milloshoski në twiter.