Deputeti i VMRO-së Antonio Milloshoski përmes një komenti lëshuar në rrjetet sociale ka sqaruar se Këshilli i prokurorëve publik nuk mund të zgjedhin ushtrues detyre në Prokurorinë speciale pasi që detyrë e tyre është që të zgjedhin vetëm në Prokurorinë publike.
“Sipas nenit 18 paragrafi 4 nga Ligji për prokurorinë publike, Këshilli i prokurorëve publik ka kompetencë të emërojë vetëm ushtrues detyre në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në zgjedhjen e drejtuesit e jot ë emërojë ushtrues detyre në prokuroritë tjera e as më pak të zgjedhë ushtrues detyre në Prokurorinë speciale publike. Ligji për Prokurorinë special publike është i qartë, pas ndërprerjes së mandatit të prokurorit special publik, pasardhësi zgjidhet sipas procedurës së vërtetuar sipas nenit 3 nga Ligji”, sqaron kështu Milloshoski duke thënë se nuk duhet të befasohemi nëse Zaev dhe Joveski zgjedhin ushtrues detyre përmes këtij këshilli edhe në institucionet tjera.
Ligjet gjithmonë interpretohen sipas qëllimit dhe mënyrës së miratimit të tyre. Interpretimi i tyre nga ana e Joveskit dhe Zaevit nuk mund të jetë më e fuqishme se norma ligjore. Në të kundërtën nuk do të befasohemi nëse Këshilli i prokurorëve publik merr detyrë nga Joveski dhe Zaev që të zgjedhin ushtrues detyrë në Ministrinë e financave, revizionin shtetërorë etj…’, kështu shkruan mes tjerave deputeti i VMRO-së Antonio Milloshoski.