Pas inaugurimit, deputeti i VMRO DPMNE së Antonio Milloshovski tha se shteti fitoi president me kredi dhe hipotekë politike.
Ai tha se shumë shpejt Pendarovski do ti dëshpërojë qytetarët kur ta kuptojnë të vërtetën e tij për hipotekën, por nuk dha shpjegime se çfarë janë ato hipoteka dhe kredi dhe prej kujt i ka marrë.
“Për Pendarovski ka shumë njerëz që nuk votuan. Ai mori kredi nga politikanë dhe parti që e përkrahën dhe ai duhet ta kthejë atë. Ai do ti dëshpërojë qytetarët që ia kanë dhënë votën. Prej sot e tutje LSDM dhe BDI e kanë pushtetin absolut. Por pushteti absolut sjellë edhe përgjegjësi dhe korrupsion më të lartë. Sipas meje është e çuditshme që kryeministri të mos jetë i pranishëm në inaugurimin e presidentit, kur nuk ka as shkaqe shëndetësore që e ndalojnë. Kjo është situatë e çuditshme”, tha Antonio Milloshovski.