Milloshoski shkarravitë pjesën “North” nga emri i shtetit

Deputeti i VMRo-DPMNE-së, Antonio Milloshoski i cili mer pjesë në sesionin pranveror të Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Europës, në Facebook profilin e tij u “lavdërua” se në bexhin e pjesëmarrësve ka shkarravitur fjalën “North” ose në shqip “Veriut-veriore” nga emri Republika e Maqedonisë së Veriut, me sqarimin se emri i vërtetë i shtetit, sipas vullnetit të popullit është vetëm Maqedonia, njofton Zhurnal.
Milloshoski thotë se emri është vullneti i popullit sipas referendumeve në vitin 1991 dhe 2018.

Marketing

“Maqedonia është emri i vullnetit të popullit, sipas referendumeve nga viti 1991 dhe 2018! Duke shfrytëzuar për këtë qëllim çdo mundësi, çdo akreditim, çdo mbishkrim dhe shënim, në vend dhe jashtë vendit, në emër të së drejtës të vetvendosjes dhe për shkak dinjitetit të çdo maqedonasi! – shkroi Milloshoski në Facebook profilin e tij.