Milloshoski: Spasovski shkel rregulloren, kthen ligjet në Kuvend pa vendim të Qeverisë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së ka kritikuar ashpër kryeministrin teknik Oliver Spasovski, për shkak të siç u shpreh ai shkeljes së Rregullores për punë të Qeverisë. Sipas Milloshovskit në rast se në një propozim/ligj të qeverisë ndryshohet edhe vetëm një presje, rreth këtij ndryshimi duhet të sillet vendim i qeverisë, dhe një gjë të tillë nuk mund të bëhet vetëm me një firmë të Spasovskit.

Marketing

“Në kaosin e sotëm Qeveria u kap në falsifikim. Qeveria tërhoqi Ligjin për Prokurori Publike të nënshkruar nga personi Oliver Spasovski. Ky ligj nuk ka qen fare në rend dite të Qeverisë. Nuk mundet që një propozim ligj të tërhiqet pa mos u mbajtur seancë e qeverisë. Pas takimit Xhaferi, Zaev dhe Deskoska, ne morëm porosi se qeveria ka parashtruar dy ligje për të cilat kuvendi duhet të debatoj. Por ne mësuam se për këto dy propozime, qeveria nuk ka debatuar fare.

Ky veprim i Qeverisë në një far forme dhunon inteligjencën e deputetëve. Rregullorja e Qeverisë, parashikon që në rast se edhe një presje ndryshon, atëherë duhet të sillet vendim në Qeveri në bazë të rregullores për punën e qeverisë”, tha Milloshovski duke përkujtuar edhe njëherë se pse është e domosdoshme që një ligj të miratohet me procedurë të shkurtuar, e që duhet të hyjë në fuqi pas katër muaj e gjysmë.