Deputeti Antonio Millososki në një intervistë për “RTVM” tha se partia e tij VMRO-DPMNE nuk mund të mbajë përgjegjësi për kërkesat nacionaliste dhe shantazhet e partive shqiptare. Ky konstatim i ish-ministrit të jashtëm pason pas propozimit të ish-kryeministrit Ljubço Georgievski që VMRO-DPMNE t’ia jep dy deputetë Zoran Zaevit, që ai mos të kushtëzohet nga kërkesat e Besës.
“Tani po flasim për pasojat, por nuk është burimi te përgjegjësia. Përgjegjësia ose fajësia për këtë situatë ku pazaret për ndryshimet kushtetuese depërtuan thellë në tema që janë jashtë marrëveshjes së Prespës qëndron në atë se në nënshkrimit të saj ai dha premtoi e cila nuk mund të përmbushet, dhe se premtimi ishte se ka dy të tretat e deputetëve që do ta mbështesin atë. Kushdo që e bëri këtë premtim të tillë, pa dallim nëse ishte Zaev si kryeministër apo ministri i jashtëm, e kanë ditur ose është dashur të dinë se shumica nuk do të ketë dy të tretat, dhe se çmimi mund të jetë shumë i shtrenjtë për këto tregtime dhe kushtimisht thënë blerjen e deputetëve. Për tema kombëtare që mund të hapen me kolegët deputetë shqiptarë duhet ta dinë se rreziqet e tilla janë të vërteta dhe do të jetë përgjegjësi e tyre. Nuk mund të përgjigjet dikush i cili nuk është dakorduar për këtë proces dhe të jetë përgjegjës ai cili premtoi se ka dy të tretat e deputetëve që në atë kohë nuk kishte”, tha Milloshoski.
Ai shton se shumica qeverisëse është shumë optimiste pa parashikuar se disa grupe parlamentare do ta risin çmimin e tyre dhe do t’i parashtrojnë kërkesat e tyre.