Milloshovski publikon përgjim të ri për ish kryeministrin Zaev

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski publikoi sot një material tjetër përgjimi, në të cilën është përgjuar një bisedë e ish kryeministrit Zoran Zaev. Deputeti Milloshovski tha se këtë material e ka siguruar nga një qytetar.

Marketing

Në bisedën e publikuar dëgjohet zëri i ish kryeministrit Zoran Zaev për të cilin Milloshovski thotë se tashmë nuk ka nevojë të vërtetohet nëse ky është zëri i tij, sepse për materialin e parë që e publikoi Zaev nga Prilepi kishte pohuar se është zëri i tij.

Milloshovski deklaroi se sipas bisedës Zaev ka qenë në koordinim të ngushtë me ish shefen e PSP-së, Katica Janeva. Milloshovski shton se ky incizim është tregues se pse Zaevi është ngutur ta sjell ligjin për PP, që në të ardhmen këto përgjime të mos mund të jenë dëshmi.

Marketing