Milloshovski: Veprimet e Janevës të koordinuara mes qeverisë, Joveskit dhe Ruskoskës

Pas përfundimit të diskutimeve të sotme të Grupeve të punës për Ligjin e ri për Prokurorinë, deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshovski tha se për momentin po diskutohen pengesat kryesore por se të njëjtat ende mbeten pa konsensus të përbashkët. Milloshovski mes tjerash tha se Janeva nuk mund të vendos nga paraburgimi për institucionin në të cilin dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare, ai tha se letrat e Janevës nuk janë iniciativë e saj e pavarur.

Marketing

“Bëhet fjalë për një akcion të koordinuar mirë mes kryeministrit Zaev, reketarkës Katica Janeva, ministres së drejtësisë, Villma Ruskoskës dhe prokurorit Joveski”.

Ndryshe, dje nga burgu i Shutkës, Katica Janeva u shkroi kolegëve të deridjeshëm të PSP-së, të gjithë dokumentacionin për të gjitha rastet që janë nën hetim dhe procedurë parahetuese në afat tre ditor, t’ia dorëzojnë Ljubomir Jovevskit.