Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicon për dy ndeshjet e këtij muaji, në miqësoren kundër Gjibraltarit, më 10 tetor dhe në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 kundër Malit të Zi, më 14 tetor.Përgatitjet për këto dy ndeshje Dardanët do t’i nisin të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa në të njëjtën ditë përzgjedhësi Challandes do të paraqitet në konferencë për media, në orën 11:00 në hotel “Emerald”, njofton Federata e Futbollit të Kosovës
Marketing