Milot Rashica mbrëmjen e sontme ka shënuar dy gola kundër Wolfsburg, duke e vulosur fitoren e Werder Bremen në këtë javë të Bundesliga-s gjermane.
Rashica hapi llogarinë në minutën e 13-të nga pika e bardhë.
Vendasit barazuan në minutën e 36-të me Wout Weghorst.
Tre minuta më vonë skuadra e Milotit kaloi sërish në epërsi.
Kësaj radhe realizoi Leonardo Bittencourt në minutën e 39-të.
Rezultati sërish u neutralizua nga Wolfsburg në minutën e 73-të, ku shënoi William.
E 10 minuta më vonë në skenë doli 23 vjeçari nga Vushtrria që vulosi fitoren e ekipit të tij me rezultat 2 me 3.