Mina në lavatriçe dhe fshehur në kufoma, çfarë ka lënë pas ushtria ruse në Kiev

Ata janë larguar duke lënë pas shkatërrim dhe vdekje.

Marketing

U tërhoqën duke vendosur mina kudo për të shkaktuar një tjetër dramë mes ukrainasve që përpiqeshin të ktheheshin në normalitet në zonat e çliruara.

Para se të largoheshin, rusët fshehën bomba kudo, madje edhe në lavatriçet e shtëpive të braktisura me nxitim dhe tërbim.

Ata lanë kurthe vdekjeprurëse në të gjitha “vendet ku kaluan natën”, denoncon Ministria e Brendshme e Kievit, duke treguar për minat e vendosura në dyert e hyrjes, poshtë makinave, midis divaneve dhe shtretërve. Autoritetet kanë vënë alarmin maksimal: Kërcënimi është shumë i lartë, qytetarët nuk duhet të kthehen derisa të përfundojë puna e vështirë e skuadrës së bombave.

Ai i minave është një alarm që ka ditë me radhë në zonat e Ukrainës nga të cilat janë tërhequr forcat ruse. Vetë presidenti Vlodymyr Zelensky e duke denoncuar një tjetër mizori në mizori: Kufomat e shndërruara në armë vdekjeprurëse me mina gati për të shpërthyer në aktin e fundit të mëshirës ndaj atyre që i lëvizin për t’i varrosur. Ndërsa fotot e minave në lavatriçe, në çanta pazaresh, mes mobilieve të shtëpive të braktisura për të shpëtuar nga bomba bëjnë xhiron e botës, ishte një video e publikuar nga presidenti që tregonte kurthet vdekjeprurëse.

Rreziku, paralajmëron ushtria ukrainase, vjen edhe nga pajisjet e pashpërthyera dhe të kamufluara që “mund të duken si një lodër, një telefon celular, një stilolaps: çdo objekt mund të mbushet me eksploziv”.

Në zonën e Kharkiv, Human Rights Watch akuzoi ditë më parë, se Rusia përdori mina të ndaluara kundër personave. Është fjala për POM-3, i njohur gjithashtu si ‘Medalion’, i pajisur me një sensor për të zbuluar një person që i afrohet dhe për të lëshuar një ngarkesë shpërthyese. Shpërthimi i mëpasshëm i ngarkesës dhe i fragmenteve metalike që ajo nxjerr mund të shkaktojë vdekje dhe lëndim brenda një rrezeje prej 16 metrash.