Ministrat e BE-së edhe sot bisedojnë rreth negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

ndet anëtare të BE-së dje shprehën pakënaqësi rreth fillimit të negociatave për hyrje në Union me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndërsa sipas Raportit të tyre të përbashkët, vendimi për të dyja shtetet do të mund të shtyhet deri në tetor, kur do ta shqyrtojë edhe Parlamenti gjerman.

Marketing

Siç bënë të ditur mediat perëndimore të cilët kanë qasje në Raport, gjatë takimit Qiproja është kërcënuar se do të vendosë veto për secilën marrëveshje për zgjerim nëse BE-ja nuk e ashpërson qëndrimin e saj për shkak të asaj se Turqia po hulumton gaz natyror në Mesdheun lindor.

Ministrat e 28 vendeve anëtare do të mblidhen edhe sot që të bisedojnë për fillimin e negociatave formale për anëtarësim të të dyja vendeve ballkanike.
“Kishte pakënaqësi të madhe mes përfaqësuesve të vendeve anëtare dhe nuk është e sigurt se të gjithë ministrat do të mund të merren vesh”,deklaroi një diplomat nga BE-ja.

Qiproja është kërcënuar edhe se do të bllokojë të gjithë tekstin i cili ka të bëjë me perspektivën e ardhshme për të gjitha vendet të cilat  kanë tendencë që të përfshihen në Union, mes të cilave është edhe Serbia, Mali i Zi dhe BeH, nëse nuk zgjidhet problemi me Turqinë.

Sipas diplomatit, Nikozia kërkon qëndrim të përbashkët të BE-së në lidhje me çështjen për hulumtim të gazit natyror në pjesën lindore të Mesdheut nga ana e Turqisë, që sipas grekëve qipriotë e shkel zonën ekonomike ekskluzive.