Ministrat në stres, në pritje të takimit Zaev – Ahmeti?!

Kabineti qeveritar është në pritje të “fshesës” së paralajmëruar nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Por gjithçka do të vendoset gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa, publikimi i emrave do të ndodhë nga fundi i këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm. Ministrat aktual në deklarimet e tyre të fundit theksuan se mbështesin ndryshimet qeveritare dhe se ata do të respektojnë çdo vendim, përfshirë largimin e tyre, informon INA.

Marketing

Për të definuar dhe vlerësuar se kush duhet të largohet dhe ku janë pikat më të dobta të qeverisjes, kryeministri Zoran Zaev ditëve në vijim pritet të takohet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Nga Qeveria dje bën të ditur se akoma nuk është konfirmuar se kur do të zhvillohet takimi i dy partnerëve qeveritar.

Kryeministri Zoran Zaev, theksoi se mosrealizimi i pritjeve të caktuara të qytetarëve, nepotizmi, indikacionet nga Antikorrupsioni, do të jenë kriteret mbi të cilat do të realizohet “fshesa ”e paralajmëruar për në fund të muajit maj dhe fillimit të qershorit. Ai bëri të ditur se do të largohen ministra dhe funksionarë të tjerë, që nuk kanë arritur rezultate. Në kuadër të “fshesës” janë paralajmëruar ndryshime edhe në radhët e LSDM.

Marketing