Ministrat shqiptarë bashkë në autobus drejt Kosovës

Ditën e sotme Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhjen e tetë të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.

Marketing

Ndërkohë ministrat shqiptarë janë nisur me autobus drejt Kosovës.

Ka qenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili ka shpërndarë një foto nga brenda autobusit me të cilin udhëtonin së bashku ministrat shqiptarë.

Agjenda:

Ceremonia zyrtare e pritjes;
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri;
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës;
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim;
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”;
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto; Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë;
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare;
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave;
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj./abcnews.al/