Ministri i arsimit dhe shkencës, dr. Arbër Adеmi dhe ambasadori francez në Republikën e Maqedonisë, Kristian Timonier nënshkruan sot (26.12.2018) Memorandum bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së Francës në Maqedoni.
Qëllimi i këtij Memorandumi, siç tha ministri Ademi, është forcimi i marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve dhe thellimi i bashkëpunimit institucional të shteteve tona në fushën e arsimit. Memorandumi do të mundësojë njohjen e diplomave të cilat i ndan Shkolla Ndërkombëtare Franceze – Shkup (EFIS), e themeluar në vitin 1999 nga ana e Ambasadës së Francës në Republikën e Maqedonisë.
EFIS punon si shkollë fillore me fëmijë prej moshës gjashtë vjeçare, në përputhje me vendimin për akreditim të lëshuar nga Ministria e Arsimit Kombëtar dhe Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Francës dhe në përputhje me Ligjin francez të Arsimit, ndërsa shkollimi i studentëve në këtë institucion është i njëjtë me arsimimin ne shkollat shtetërore te Francës sa i takon vijueshmërisë së shkollimit dhe dhënies së certifikatave.
Duke qenë i pranuar dhe akredituar në Francë, EFIS do të ketë po këtë status edhe në vendin tonë, sepse me Memorandumin e nënshkruar nxënësit që kryejnë në këtë shkollë do të kenë mundësi të vijojnë arsimimin e tyre në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë.
Mundësia në fjalë, është në përputhje me dispozitat e Ligjit për arsimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42 / 03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127 / 16, 67/17, 64/18).
Shkolla Ndërkombëtare Franceze – Shkup (EFIS) është e akredituar për organizimin e arsimin fillor.