Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr.Arbër Ademi, sot mori pjesë në në seancën e 2-të të rregullt të Konferencës së institucioneve private të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministri Arbër Ademi para të pranishmëve, rektorëve dhe sekretarëve të universiteteve private në vend theksoi se ministria e Arsimit dhe Shkencës, si gjithnjë edhe në të ardhmen mbetet e hapur për sugjerime dhe propozime për të ofruar një arsim sa më cilësor për të gjithë.
Ademi dhe rektorët e universiteteve private, gjithashtu biseduan edhe lidhur me sfidat dhe problemet me të cilat përballen institucionet e arsimit të lartë në vend, ku, ministri Ademi deklaroi se mbështetja e tij ndaj këtyre institucioneve me qëllim të përmirësimit të kualitetit në arsimin e lartë nuk do të mungojë asnjëherë.