Ministri Ademi në orën e parë akademike në Universitetin “Goce Dellçev”-Shtip

Me ligjin e ri përmirësohet cilësia e arsimit të lartë, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, i cili sot mori pjesë në orën e parë akademike të studentëve që në vitin 2018/2019 u regjistruan në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip.

Marketing

“Universitetet i konsiderojmë si partnerë në këtë proces, pa to nuk mund të arrijmë rezultate. Për këtë arsye ky raport partner duhet të kultivohet dhe duhet që së bashku të punojmë në përmirësimin e cilësisë”, tha Ademi, duke theksuar se studentëve u nevojitet arsim evropian.

Në pyetjen se nëse ndonjëherë do të realizohet ndërtimi i konviktit në Shtip, Ademi u përgjigj se projektet kapitale janë prioritet i MASH-it.

“Pres që në periudhën e ardhshme gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin 2019 të ulemi së bashku me rektorët e universiteteve publike dhe të shohim se cilët janë nevojat, edhe pse ne e dimë se cilat janë nevojat. Por, edhe njëherë të bëjmë projekte prioritare për të gjitha universitetet që të përmirësohet situata”, deklaroi Ademi.

Rektori i Universitetit të Shtipit, Bllazho Boeg njoftoi se në 12 fakultete dhe tre akademi të UGC-së janë regjistruar 1.700 studentë dhe rreth 70 nga vendet e huaja.

“U dëshiroj studim të suksesshëm të rinjve, studentëve të rinj, u dëshiroj jetë të mirë në Shtip. U dëshiroj që vitet më të bukura të jetës së tyre t’i kalojnë në këtë qytet dhe të fitojnë dijeni me të cilën nesër do të ballafaqohen me sfidat, ndërsa ai gjithsesi është tregu i gjerë i Bashkimit Evropian”, tha Boev.

Marketing