Ministri Ademi në punëtorinë për arsimin inkuziv: Të gjithë meritojnë arsim cilësor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi sot morri pjesë në punëtorinë e parë të Grupit Punues për arsimin ikluziv dhe ku krahas përfaqësuesve nga vendi marrin pjesë edhe ekspertë të vendeve me përvojë në këtë drejtim. Arsimi inkluzv po etablohet në sistemin tonë arsimor me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, e veçmas të UNICEF-it.
“Sigurisht që është mirë të dëgjojmë përvojën e ekspertëve nga jashtë vendi, të dëgjojmë praktikat e mira nga shtetet tjera në të cilat ky proces nuk është relativisht i ri, sikurse në rastin e vendit tonë, e më pas të merret ajo që është më e qëndrueshme dhe më e mirë që të përshtatet dhe zbatohet në shoqërinë tonë”, tha ministri Ademi, ndërsa falënderoj UNICEF-in për mbështetjen dhe përpjekjen e vazhdueshme që bëjnë për avancimin e të gjitha segmenteve dhe elementeve të sistemit tonë arsimor.
Ne arritëm të bëjmë shumëçka dhe, besoj se kështu do të jetë edhe në periudhën në vijim, u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ademi. Shumë reforma, sikurse plotësoi më tej ai kanë ardhur si fryt i punës së përbashkët, ndërsa veçoja miratimin e Ligjit të ri për arsim fillor – i cili ka në fokus të veçantë inkluzivitetin. Mbështetja nga UNICEF, sipas ministrit do të intensifikohet edhe më tej, pasi beson se kjo është rezultat i perceptimeve të përbashkëta të tyre dhe tonat për t’ju ofruar të gjithë qytetarëve edukim cilësor.

Marketing
Marketing