Ministri Ademi u takua me ambasadoren kineze, Liksian

Republika Popullore e Kinës do të vazhdojë t’i mbështesë politikat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për të përmirësuar gjendjen në sferën e arsimit, si në aspekt të avancimit të cilësisë së mësimit dhe të ofertës të më shumë mundësive arsimore për qytetarët, ashtu edhe në aspekt të avancimit të kushteve infrastrukturore.
Këtë konfirmim e ka marrë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, nga ambasadori kinez, Jin Liksian, gjatë takimit të sotëm.

Marketing

Gjatë këtij takimi ministri Ademi ka theksuar se qytetarët e Maqedonisë i vlerësojnë mundësitë që ua ofron Kina të fitojnë bursa për qëndrime studimore në universitetet e atjeshme.

Marketing