Ministri Ademi: Vendimet në arsim duhet të merren në bazë të analizave të thella dhe jo perceptimeve

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi ishte nikoqir në debatin e hapur “Vizioni i qartë për arsim cilësor” që u organizua në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe UNICEF-it.

Marketing

Ky debat vjen pas një angazhimi thuajse një vjeçarë të ministrisë të cilën e udhëheqë Ademi, në drejtim të diagnostifikimit të gjendjes momentale në sferën e arsimit në të gjitha nivelet e me theks të veçantë në nivelin e arsimit fillorë dhe të mesëm. “Vendimet në arsim duhet të merren në bazë të analizave të thella dhe raporteve të organizatave kredibile sikurse janë OECD dhe UNICEF-i dhe jo në bazë të perceptimeve” – vlerësoi ministri Ademi.

Prandaj, sikurse plotësoi më tej Ademi në krijimin e politikave arsimore tani e tutje MASH do të ketë se ku të mbështetet dhe mbi bazën e këtyre analizave dhe raporteve të cilat vijnë në kohën e duhur, jam i bindur se do të sjellim vendime të qëndrueshme dhe jo populiste sikurse është vepruar në të kaluarën.