Ministri Arbër Ademi ndau mirënjohje për dy veteranët e arsimit shqip Adnan dhe Kimete Agai

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot me rastin e festës së 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, vizitoi dy veteranët e arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut, Adnan dhe Kimete Agai.

Marketing

Ademi ndau mirënjohje për dy veteranët në shenjë respekti për sakrificën dhe kontributin që kanë dhënë për shkollimin e shumë gjeneratave.