Ministri Arbër Ademi takoi përfaqësuesit e USAID-it

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi,është takuar sot me përfaqësues të USAID-it.

Marketing

Takimi është në vazhdën e kontakteve të rregullta të punës që realizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës me bashkëpunëtorët vendas dhe të huaj si dhe me partnerët strategjik në sferën e arsimit. Në këtë frymë ishte edhe takimi me përfaqësuesin e USAID-it, Edëard Gonzales dhe sikurse potencuan ministri Ademi dhe Gonzales bashkëpunimi mes dy institucioneve dhe gatishmëria per thellimin e këtij bashkëpunimi është në nivele të shkëlqyera.

Momentalisht, MASH-i edhe USAID-i kanë një gamë të gjerë bashkëpunimi edhe atë në të gjitha nivelet, ndërsa sikurse u konfirmua edhe gjatë takimit të sotëm janë të gjitha predispozitat për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy palësh me qëllim të përmirësimin të cilësisë, krijimit të kushteve të barabarta për shkollimin e të gjithëve pavarësish aftësive apo ndasive, si dhe rritjes së efikasitetit të sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministri Ademi dhe Gonzales kanë diskutuar rreth vizionit të përbashkët për zbatimin e reformave prioritare si dhe zbatimin e projekteve të cilat ndikojnë në avancimin e shkathtësive dhe kompetencave të nxënësve.

Marketing