Ministri Bekteshi bënë thirrje të aplikohet për subvencione

Ministria e Ekonomisë ka shpallur tri thirrje publike në kuadër të Programi për Konkurrencë, Inovacion dhe Sipërmarrësi për vitin 2021 që synojnë të mbështesin kompanitë vendase.

Marketing

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, u bëri thirrje të gjitha kompanive mikro dhe të vogla, zejtarëve dhe grave sipërmarrëse të përdorin mbështetjen financiare të ofruar nga Ministria e Ekonomisë.

Thirrja publike për subvencionimin e kompanive mikro dhe të vogla parashikon mbështetje financiare për subvencionimin e 50 për qind të shpenzimeve të dëshmuara për blerjen e makinave dhe veglave dhe për panele fotovoltaike.

Gjithsej 30.7 milionë denarë janë siguruar për këtë qëllim, ndërsa mbështetja financiare për aplikant nuk mund të kalojë 400,000 denarë.

Nëse kompania udhëhiqet ose themelohet nga një grua, atëherë subvencioni rritet me 10 për qind.

Afati i fundit për aplikim është 16 prill, 2021. Thirrja publike mund të gjendet në këtë link.