Ministri Bekteshi do mbaj fjalim me rastin e Ditës Botërore të Turizmit më 27 Shtato

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi të hënën (27.09.2021) do mbaj fjalim në ngjarjen me rastin e Ditës Botërore të Turizmit. Ngjarja do të mbahet në Klubin e deputetëve duke filluar nga ora 11.

Marketing

Ministria e Ekonomisë tradicionalisht çdo vit me rastin e Ditës Botërore të Turizmit 27 Shtator organizon ngjarje që mbledh së bashku të gjithë palët nga sektori i turizmit dhe hotelierisë të cilët me punën dhe angazhimin e tyre kontribuojnë në zhvillimin e turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Përveç ministrit Bekteshi, fjalim do ketë dhe drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Ljupço Janevski, si dhe përfaqësues të Odave dhe shoqatave për turizëm dhe hotelieri. Pas ngjarjes, është paraparë mundësia për deklarata për mediat

Marketing