Ministri Bekteshi fton kompanit gjermane të investojnë në Maqedoni (video)

Ministri i ekonomisë së Republikës së Maqedonisë Kreshnik Bekteshi sot ka marrë pjesë në një takim pune me përfaqësuesit e kompanive më të mëdha gjermane, biznesmen, dhe oda ekonomike. Në këtë takim kompanive ju prezantuan mundësit të cilët i ofron Maqedonia për investitorët potencial si dhe Planin për rritjen ekonomike- programin e ri për transparencë i cili fuqishëm i mbështet kompanitë që duan të investojnë në vend.

Marketing

Një pjesë e kompanive tani më kanë investuar në Maqedoni, ndërsa një pjesë siç u theksua, janë duke menduar dhe janë pran vendimit për të filluar biznes të tyre në vend.

Ministri i ekonomisë Bekteshi theksoi se Maqedonia është vend i dëshiruar për investitorët e huaj.

“Kemi ftuar kompanitë që të vijnë dhe të investojnë në Maqedoni. Kemi prezantuar mundësit tona për investim dhe jemi shumë të kënaqur nga takimet që patëm me ta. Kësisoj vizita pune planifikojmë të realizojmë edhe në shtete tjera,” u shprehë, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili së bashku me ekipin ekonomikë të Qeverisë takuan përfaqësuesit e kompanive gjermane..

Duhet theksuar se vizita e ministrave të ekonomisë në Frankfurt është për shkak të interesit të madh të kompanive gjermane që me kapitalin e tyre ti drejtojnë drejt Maqedonisë. Ministri i Financave, Drangan Tevdovski, tha se kjo është kështu për shkak se Republika e Maqedonisë është duke ecur në drejtim të vërtetë pozitiv dhe ka pozitë të shkëlqyer fiskale.

Përfaqësuesit e Qeverisë së Maqedonisë kompanive gjermane, gjithashtu bënë të ditur se Maqedonia me hapat që ndërmerr, u etablua si një vend stabil, e hapur drejt fqinjëve dhe botës, një vend që shikon drejt BE-së dhe NATO-së.

Gjatë ditës së djeshme, ministrat realizuan një takim të shkurtër me përfaqësuesit e Deutsche Bank.

Përndryshe, aktualisht rreth 200 kompani me kapital gjerman punojnë në Maqedoni dhe tek ta ka të punësuar rreth 20 mijë. Në periudhën janar-mars të këtij viti, eksportet nga Maqedonia në drejtim të Gjermanisë, arritën shifrat prej 643.2 milion euro dhe paraqesin një rritje prej 16 % në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar.

Bektesh: Investitorët e huaj janë të mirëpritur në Maqedoni

Bektesh: Investitorët e huaj janë të mirëpritur në Maqedoni

Publiée par Aktuale sur Jeudi 14 juin 2018

Marketing