Ministri Bekteshi ndau Çmimin e 11-të nacional për Praktikat më të mira me përgjegjëse sociale 2018

“Komuniteti i biznesit në Republikën e Maqedonisë po bëhet plotësisht e vetëdijshme se çdo kompani udhëheqëse duhet të jetë përgjegjëse për shoqërinë. Së pari, për shkak se ajo është në interes të ndërmarrjeve, për shkak se ajo siguron përfitime për kompanitë në menaxhimin e rrezikut, kursimet e harxhimeve, qasje në kapital, marrëdhëniet me konsumatorët, burimeve njerëzore dhe aftësinë e tyre për inovacione.

Marketing

Pastaj, sepse koncepti i përgjegjësisë shoqërore është në interes të ekonomisë nacionale duke krijuar biznese më të qëndrueshme dhe inovative por edhe në interes të ekonominë së BE-së – aty ku duam të jemi.Dhe së treti, përgjegjësia shoqërore është në interes të shoqërisë, komunitetit në të cilin jetojmë, sepse ajo ofron një sërë vlerash mbi të cilat ne mund të ndërtojmë një shoqëri më kohezive dhe të vazhdojmë me tranzicionin drejt një sistemi të qëndrueshëm ekonomik “, tha ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në manifestimin e njëmbëdhjetë tradicional vjetorë – Çmimin nacional për praktikat më të mira me përgjegjësi shoqërore të ndërmarrjeve në Maqedoni, nën organizim të Ministrisë së ekonomisë dhe trupit koordinues për përgjegjësi shoqërore (KTOOP ).

Këtë vit, për këtë çmim kanë konkuruar 38 projekte, nga 25 kompani, por gëzon fakti se numri i NVM-ve për të aplikuar me projekte për përgjegjësi shoqërore po rritet, madje e tejkalon numrin e firmave të mëdha, këshu që këtë vit raporti është 13 ndërmarrje të vogla dhe të mesme kundrejt 12 ndërmarrjeve të mëdha, ndërsa sipas numrit të projekteve, ato të mëdha janë në avantazh (23:15). Këtë vit kemi 7 kompani të reja në shoqërinë e kompanive me përgjegjësi shoqërore, që tregon se interesi për Çmimin Nacional vazhdimisht rritet.

Kryetar i trupit Koordinues për Praktika me Përgjegjësi shoqërore,Aleksandar Nikolov n; fjalimin e tij tha se:
Çdo vit ka një numër të qëndrueshëm të kompanive që aplikojnë për herë të parë për shpërblimin edhe nga sektorë të rinj në ekonomi. Kjo tregon se kompanitë ndjekin shembujt pozitivë nga konkurrentët e tyre dhe më shumë kanë filluar të aplikojnë praktika të përgjegjshme shoqërore në bizneset e tyre.

Jemi veçanërisht të kënaqur që progresi dëshmues i projekteve të paraqitura është regjistruar në kategorinë “Lidhja me punonjësit”. Në këtë kategori kompanitë e këtij viti po aplikojnë për projekte që kryesisht kanë të bëjnë me mirëqenien e punonjësve “.

Përshkrim të shkurtë për çmimin vjetor dha edhe përfaqësuesja e sektorit për Përgjegjësi shoqërore pranë Ministrisë see Ekonomisë Maja Qurçieva: “Nga 25 kompani, 12 janë të mëdha, që përfaqësojnë 48% të subjekteve, dhe 13 janë NVM (52%), më saktësisht 3 mikro, 1 të vogla dhe 9 të mesme. Nga gjithsej 38 projekte, 23 janë kompani të mëdha (61%) dhe 15 janë Ndërmarrje të Vogla dhe të mesme (39%). Rreth 22 subjekte janë nga Shkupi (88%) ndërsa 3 nga qytete të tjera. Për herë të parë aplikojnë 7 kompani, që përfaqësojnë 28% të numrit të përgjithshëm të aplikantëve. Nga 7 debitues , 6 janë NVM, dhe 1 është një ndërmarrje e madhe. Në të gjitha 5 kategoritë kanë konkurruar Ramstore Maqedoni dhe Banka e Ohrit; në 3 kategori Rade Konçar TEP në 2 kategori Adora Inxhinjering, Sparkasse Bank dhe One.VIP ” tha Qurçieva.

Projektet me përgjegjësi shoqërore të EVN-së (EVN vollontere), Sparkasse Bank Macedonia (PET-FRIENDLY – Bank) Elkolekt Shkup (Bëhu supe hero) Pakomak Shkup (Hokus-Pokus riciklimi është në fokus), Adora Engineering (Kopshti i brendshëm më i madhi në Evropë ), Ohridska Banka AD Skopje (Për tregmë të mire bëj Pazar me MasterCard-ën tonë), Universiteti “American College” – Shkup (Akcion Humantir të veprave artistike) DOOEL Inetrvorks Manastir (ajër të pastër, fëmijë të shëndetshëm në Manastir) dhe NLB Banka Shkup (Miqësi me Olimpiadën Speciale Maqedoni) këtë vit iu nda Çmimi nacional për praktikat më të mira me përgjegjësi shoqërore të ndërmarrjeve në Maqedoni për vitin 2018 në formën e statuetave në pesë kategori të ndryshme.

Pllaketa iu ndanë projekteve të Duna Doo (Duna tim), One.Vip (Standard Mamforce), Banka e Ohrit (kultura dhe mirësjellja), Gemak Trejd (Skopje Cocktail javë), TAV Maqedoni (Simulime për aviokompanitë dhe operatorët turistikë të TAV Maqedonisë) , Evrosurovina – Manastir (Shoqëri pa mbeturina), OKTA AD Shkup (Fitoremedijim I tokës përzier me llum të hidrokarbureve), Ramstor Maqedoni – Shkup (Plan global, vepro në nivel lokal), Rade Konçar TEP (Si të ngrohësh simpatinë), Banka e Ohrit Shkup (Konkursi për idenë më të mirë të biznesit “10-she e pastër “) dhe ONE.VIP SK (Interneti nuk është vetëm lojë … kliko në të sigurt).

Mirënjohjen për praktikë më të mire innovative e fitoi projekti “EVN vollontere” nga EVN Maqedoni – Shkup.