Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi të martën (30.11.2021) do marrë pjesë në mbledhjen e 19-të të Këshillit të Ministrave të Komunitetit Energjetik që do të mbahet në Beograd, Republika e Serbisë, i cili kryeson Komunitetin Energjetik për vitin 2021.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Komunitetit Energjetik do të diskutohen disa tema nga fusha e energjetikës, të cilat mbulohen nga Traktati i themelimit të Komunitetit Energjetik, duke përfshirë statusin e zbatimit të Marrëveshjes në fushat e energjisë elektrike, gazit natyror, burimeve të rinovueshme të energjisë, klima, efikasiteti energjetik, mjedisi jetësor. Në mbledhje do të votohet edhe emërimi i Drejtorit të Sekretariatit të Komunitetit Energjetik