Ballina Biznes Ministri Bekteshi në vizitë zyrtare në SHBA

Ministri Bekteshi në vizitë zyrtare në SHBA

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi prej sot (11.07.2023) dhe në tre ditët në vijim do të jetë për vizitë zyrtare në Uashington të SHBA-ve.

Marketing

Në kuadër të vizitës, ministri Bekteshi do të marrë pjesë në Konferencën e organizuar nga organizata joqeveritare “Transatlantic Leadership Network”, kushtuar Ballkanit Perëndimor dhe do të trajtojë temën: Diversifikimi i Energjisë: Drejt Pavarësisë Energjetike Evropiane.

Ministri Bekteshi do të marrë pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët, të organizuar nga “Këshilli Atlantik” me ekspertë/bashkëpunëtorë të jashtëm që punojnë në Ballkanin Perëndimor, të cilëve do t’u prezantojë potencialin ekonomik dhe energjetik të vendit.

Në kuadër të vizitës, ministri Bekteshi do të ketë takim dypalësh me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Energjinë, Jeffrey Pyatt, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Departamentin e Shtetit.

Marketing
Exit mobile version