Ministri Bekteshi nesër mirëpret ministrin për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Stasha Kosharac

Ministri për Tregti të Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike i Bosnjës dhe Hercegovinës, Stasha Kosharac, nesër (10 qershor 2022) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Kosharac do të pritet nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas së cilës do të realizohet takimi bilateral i dy ministrave dhe do të nënshkruhen dy marrëveshje bilaterale.

Marrëveshja për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e turizmit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës.

Kosharac dhe delegacioni nga Bosnja dhe Hercegovina do të arrijnë në Ministrinë e Ekonomisë në ora 11:00.

Marketing