Ministri Bekteshi për vizitë në rajonin e Kumanovës

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot do të qëndrojë për vizitë pune në rajonin e Kumanovës, ku do të vizitojë disa objekte prodhuese dhe hotelierike.

Marketing

Së bashku me ministrin gjatë vizitës i pranishëm do të jetë edhe deputeti, Arbër Ademi.

Në kuadër të vizitës, Ministri do të vizitojë disa kompani prodhimi dhe objektet hotelierike që u mbështetën drejtpërdrejt përmes masave dhe programeve të Ministrisë së Ekonomisë për të realizuar investimet e tyre, si dhe u mbështetën në luftën me ballafaqimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia.

Ministri gjithashtu do të informojë lidhur me thirrjet publike për mbështetje financiare të kompanive në suaza të programeve të Ministrisë së Ekonomisë.