Ministri Bekteshi zë ngusht përfaqësuesit e VMRO-së dhe LSDM-së! Pse nuk e votuat nismën e BDI-së për Veting?

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i ftuar në emisionin 200 në Alsat, ka kritikuar hapur VMRO-DPMNE në dhe LSDM-në për mos votim të propozim ligjit për veting.

Marketing

Bekteshi tha se propozimi i dhënë nga BDI do të mundësonte që vetingu të realizohet ngjajshëm si në Shqipëri apo vendet e tjera që e aplikojnë tashmë këtë sistem.

Bekteshi tha se partitë që sot bëjnë “moral” dhe thërrasin në korrpusion apo selektim të gjyqësorit, janë pikërisht ata që nuk pëkrahën nismën transparente të BDI-së.

Bekteshi sqaroi se vetingu do të përfshinte prokurorët, gjyqtarët dhe funksionerët politik që janë pjesë e skenës politike nga viti 2002 e deri tash.

Marketing