Ministri Besimi tregon për bashkëpunimin tregtar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Ministri i Financave Fatmir Besimi, sonte në “Magazina Ekonomike”, ka folur në lidhje me bashkëpunimin tregtar që vendi ka dhe pritet të ketë me Bullgarinë, shkruan Alsat.

Marketing

Ai ka thënë se ky bashkëpunim shkon në bazë të marrëveshjes për stabilizim asociim që kanë në Bashkimin Evropian.

“Bashkëpunimi tregtar me Bullgarinë shkon në bazë të marrëveshjes për stabilizim asociim që kemi në Bashkimin Evropian. Dogana nuk kemi ne me Bullgarinë mirëpo të gjitha format tjera që mund të lehtësojnë bahskëpunimin tregtar janë pjesë e bisedimeve. Një ndër to është edhe një memorandum bashkëpunimi që në të ardhmen do të nënshkruhet pr të evituar të ashtuquajturën pjesë informale të ekonomisë e cila do të ndihmojë që këto barriera të lehtësohen. Ndërsa bankat për zhvillim të të dyja vendeve do të zhvillojnë mekanizma që do të përkrahin eksportet në vendet përkatëse”, tha ndër të tjera Besimi./

Marketing