Sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ndodhet për vizitë pune në Kiev, ku do të realizojë takim me homologun e tij, Dmitro Kuleba dhe përfaqësuesë të lartë shtetëror nga Ukraina. Është paraparë që ministrat të diskutojnë për agresionin ushtarak rus dhe mënyrat se si bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, mund të ndihmojnë.
“Në Kiev, Osmani u prit nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili këtyre ditëve u kthye në kryeqytetin e Ukrainës dhe së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik, vazhdon ta kryejë funksionin e tij”, thonë nga shërbimi për shtyp i MPJ-së.