Ministri Çulev përgatit dorëheqjen nga Qeveria teknike?

Ministri teknik i MPB Naqe Çulev nesër do ta dorëzojë dorëheqjen e tij në kabinetin e kryeministrit teknik Oliver Spasovski, shkruan Libertas.

Marketing

Burime të afërta me Çulev thonë se vendimi për dorëheqje veç është dorëzuar ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet të bëhet publike.

Çulev si shkak për dorëheqjen ka nënvizuar se solidarizohet me ministren e shkarkuar Rashella Mizrahi e cila u shkarkua nga dikasteri i punës dhe politikës sociale nga kryeministri teknik Oliver Spasosvki për shkak të mos respektimit të emrit kushtetues të shtetit.

Qeveria sot për herë të dytë anuloi vendimet e ministrit Çulev të cilat siç njoftuan nuk ka pasur të drejtë t’i miratoj pa pajtueshmëri dhe nënshkrim të zëvendësministres së brendshme plotësues Sllavjanka Petrovska.

VMRO-DPMNE hedh poshtë lajmin për dorëheqjen e Çulevit duke thënë se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm. “Strukturat kriminale të LSDM janë të frikësuar dhe referojnë lajme të rrejshme”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.