Ministria e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, në kuadër të kompetencave të saj, ka inicuar një sërë masash për tejkalimin e problemit me ndotjen e ajrit.
Ky problem kërkon zgjedhje multidisciplinare, pra kyçjen dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve me kompetenca për të zbatuar masat të dalura nga ligjet nacionale mbi ndotjen e ajrit. Me këtë qëllim, Ministria formoi Grupin Punues Intersektorial nga i cili bëhet koordinimi i zbatimit të obligimeve për të realizuar masat e parapara lidhur me uljen e ndotjes së ajrit nga çdo institucion.
Në kuadër të kompetencave të vet Ministrisë janë ndërmarrë këto masa:
1. Ndryshimi i Ligjit për kualitetin e Ajrit ambiental. Këto ndryshime japin sqarime mbi kompetencat mes Komunave dhe Ministrisë mbi përgatitjen e Planeve për kualitetin e ajrit në çdo komunë.
2. Përgatitja e Draft-Ligjit mbi ndotjet industriale. Ky ligj përmirëson procedurën e dhënies së lejeve ekologjike si dhe propozon kushte më të rrepta për instalacionet.
3. Nga buxheti i Ministrisë janë ndarë mjete për blerjen e 350 filtrave për pastrimin e ajrit brenda kopshteve për fëmijë si dhe spitaleve, në gjithsej 52 komuna të RM, si Shkupi, Tetova, Manastiri, Kumanova etj.
Ministria e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsinor do të vazhdojë me ketë aktivitet edhe vitin e ardhshëm, pra 2019.
4. Nga buxheti i vitit të ardhshëm, pra 2019, Ministria gjithashtu do të ndajë mjete finansiare edhe për blerjen e filtrave për oxhaqet e atyre institucioneve të cilat ende për ngrohje përdorin lëndë djegëse siç janë drutë, nafta e ngjashëm.
Zvogëlimi i ndotjes së ajrit si dhe mjedisit në përgjithësi, kërkon bashkëpunim me të gjithë qytetarët dhe në çdo nivel, vetëm atëherë do arrijmë efektin e duhur. Gjithashtu, është shumë me rëndësi të ceket që në luftën kundër ndotjes së ajrit, elementi kyç është bashkëpunimi i autoriteteve të nivelit nacional me atë lokal.