Në kuadër të vizitës në Katar, Ministri i Ekonomisë dhe Punës zhvilloi takim me Ministren e Shtetit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, znj. Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad. Në këzë takim u diskutua për marrëdhëniet politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Katarit, pasi janë të bazuara në respekt dhe miqësi të ndërsjelltë. Fokusi i takimit ishte te thellimi i bashkëpunimit dhe prezantimi i pikave turistike që Maqedonia e Veriut i ka si potencial të saj. Ne jemi të gatshëm që gjithë potencialin tonë që kemi ta ofrojmë për investitorët e huaj, në mënyrë që të zhvillohet vendi dhe të krijojmë vende të reja të punës.- tha ministri Durmishi në takim.
Ministri Durmishi gjithashtu theksoi se shkëmbimi tregtar ndërmjet dy shteteve tona ka pësuar një rritje të jashtëzakonshëm ndër vite, ndërsa falënderoi Ministren për gatishmërinë dhe interesin e treguar.