



Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Venko Filipçe sot para spitalit “Pirogov” tha se kanë vizituar personat që i kanë mbijetuar aksidentit të tmerrshëm duke u shprehur falënderues për ndërhyrjen e shpejtë.
“Të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Bëhet fjalë për lëndime të lehta”, tha Filipçe.
Ai shtoi se është vetëm një pacient i cili ka pasur frakturë dhe analizat shtesë do të tregojnë nëse duhet intervenim.
Deri tani është raportuar për vdekjen e 46 personave si pasojë e këtij aksidenti.
Viktimat raportohet të kenë qenë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=327870722064139&t=2
Marketing
