Ministri Filipçe pati takim me Fabio Skanon, këshilltar i OBSH Evropë

Në ftesë të Ministrisë së Shëndetësisë, për vizitë në vendin tonë është dr. Fabio Skano, këshilltar i drejtorit rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge.

Marketing

Këshilltari në OBSH Evopë, Skano, ka pasur takim me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, me përfaqësues nga Komisioni për sëmundje infektive, Qendrën për shëndet publik, Institutin për shëndet publik, laboratorët për Kovid-19 dhe nga institucione tjera shëndetësore të cilët janë të përfshirë në ballafaqimin me epideminë.

“Në takim u ndanë përvojat e deritanishme, por edhe rekomandimet për ballafaqimin e mëtutjeshëm me koronavirusin, ndërsa u diskutua edhe si të përmirësohet mirëkuptimi për zhvillimin e Kovid-19 dhe ndikimin e masave vijuese për mbrojtje nga përhapja e virusit”.

Misioni zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit të krijuar mes Zyrës së OBSH-së në Maqedoninë e Veriut dhe Qeverisë në luftën kundër pandemisë kovid-19, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Marketing