Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas bëri thirrje për të treguar kujdes lidhur me heqjen e kufizimeve të udhëtimit në të gjithë botën.
“Kur njerëzit të jenë në gjendje që jo vetëm të fluturojnë përsëri jashtë vendit, por gjithashtu të kthehen të sigurt, atëherë, hap pas hapi, mund të heqim kufizimet e udhëtimit”, deklaroi Maas.
“Por nuk mund të lejojmë që këto hapa të jenë të nxituar. Nuk mund dhe nuk do të kthejmë përsëri çerek milioni njerëzish nga pushimet e verës”, shtoi ai.
Pasi kufizimet e udhëtimit lidhur me koronavirusin u vendosën në mars, Gjermania riatdhesoi të paktën 225 000 qytetarë gjermanë, të bllokuar jashtë vendit, duke e bërë këtë një nga operacionet më të mëdhenj në historinë e vendit.
“Kufijtë e brendshëm të Europës nuk duhet të qëndrojnë të mbyllur asnjë ditë më shumë nga sa duhet”, shtoi ai.