Ministri gjerman i shëndetësisë rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e tij, e cila tha se aktualisht ministri ka simptoma të ngjashme me gripin.

Marketing

Ministri 40-vjeçar, pas marrjes së përgjigjes së testit, është izoluar në shtëpinë e tij dhe ka informuar për këtë fakt të gjithë njerëzit me të cilët kishte qenë në kontakt, raporton Reuters.

Shifrat e të infektuarve në Gjermani janë më të ulëta nga pjesa më e madhe e vendeve të Evropës, por gjithsesi ato kanë arritur një rekord ditor prej 7,830 të shtunën, sipas Institutit Robert Koch./