Shefi alternativ i diplomacisë greke, Georgios Katrougalos thotë se zgjidhja mes dy vendeve hap një epokë të re për Ballkanin.
“Mesazhi që e çon marrëveshja e Prespës është se dallimet midis shteteve duhet të zgjidhen me dialog, dhe jo me konfrontim nacionalist të padobishëm, që po udhëhiqet nga arsye politike të brendshme. Gjithashtu, se ekziston vullnet dhe dëshirë që të bëhen hapa të mëdha që të zgjidhen kontestet që i tangojnë dy shtetet, por edhe rajonin më gjërë. Dy kryeministrat, Cipras dhe Zaev treguan se edhe pavarësisht nga çmimi politik ishin të gatshëm të zhvillim të interesit kombëtar të të dyja vendeve”, deklaroi Katrougalos, transmeton MIA.
Ai tha se me marrëveshjen e Prespës në njërën anë është stabilitet për Ballkanin, ndërsa në anën tjetër hap horizonte të reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik.