Ministri Hoxha mer pjesë në kuadër të projektit “Monitorimi dhe konservimi i troftës endemike”

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha sot ka marë pjesë në ngjarjen e rajonit të Prespës, në kuadër të projektit “Monitorimi dhe konservimi i troftës endemike dhe të rrezikuar (Salmo peristericus) në këto lumenj.”

Marketing

Ai shpreson se mbrojtja e troftës endemike nuk do të ndërpritet me përfundimin e këtij projekti, por përkundrazi do të jetë nxitje për punë të mëtejshme të përbashkët të të gjitha institucioneve të involvuar në këtë problematikë.

“Së bashku me zëvendësministren e Mjedisit, Hristina Oxhaklieska, kryetarin e Komunës së Resnjës, Zhivko Gosharevski dhe përfaqësues të sektorit të OJQ-ve dhe institucioneve shkencore, sot mora pjesë në ngjarjen në rajonin e Prespës, në kuadër të projektit “Monitorimi dhe konservimi i troftës endemike dhe të rrezikuar (Salmo peristericus) në këto lumenj.”
Projekti financohet nga PONT (Prespa Ohrid Natuture Trust) dhe CEPF (Critical Ecosystem Partnership Fund) dhe mbështetet nga #MBPEU me qëllim të përmirësimit të statusit të popullimit të troftës endemike dhe të rrezikuar nga Prespa (Salmo peristericus) përmes mbrojtjes, monitorimit dhe konservimit në Parkun Kombëtar Pelister dhe rajonit të Prespës.
Sinqerisht shpresoj se mbrojtja e troftës endemike nuk do të ndërpritet me përfundimin e këtij projekti, por përkundrazi do të jetë nxitje për punë të mëtejshme të përbashkët të të gjitha institucioneve të involvuar në këtë problematikë. Qëllimi ynë është të mbrojmë edhe speciet tjera endemike të peshkut që jeton në ujërat e lumenjve dhe liqeneve në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar ministri Hoxha.

https://www.facebook.com/h.arjanit/posts/2958631337709269