Ministri Hoxha: Opozita shqiptare po manipulon opinionin, ja e vërteta për bujqit e Haraçinës dhe Hasanbegut

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve sot në kuvend. Replikë të ashpër ministry ka pasur me deputeten e opozitës shqiptare, Ilire Dauti. Ministri Hoxha ka deklaruar se opozita në mungesë të kreativitetit po mashtron opinionin public për bujqit e Haraçinës dhe Hasanbegut.

Marketing

“Gjatë gjithë kohës mundoheni të mashtroni dhe të thoni se ministri i bujqësisë nuk ka patur vullnet për të zgjidhur problemet sa i takon vërshimeve të vitit 2016 apo motit të keq për komunat Haraçinë dhe Hasanbeg. Ju kuptojë se ju jeni e re në politikë dhe dëshironi të ndërtoni karierë politike, mirëpo duhet më thellëisht t’i analizoni problemet dhe të pyetni ato që nuk i dini. Nuk është e vërtetë atë që keni cekur në reagimin tuaj partiak para bujqve të Hasanbegut dhe Haraçinës se Ministria e Bujqësisë se udhëhiqet nga kuadër nga Resnja apo pse Kryeministri është nga Strumica vetëm atyre janë paguar dëmshpërblimet, ndërsa komunat tjera nuk janë paguar.

Kjo është një mashtrim që duhet ta sqarojë sot.Të gjitha dëmet që kanë ndodhur dhe që janë të përfshira me ligjin për bujqësi, janë shqyrtuar dhe procesuar në komisionin për vlerësim të dëmeve, kjo është deri në vitin 2016 kur ka vlejtur edhe dekreti për vlerësim të dëmëve që kanë ndodhur në atë periudhë. Në vitin 2019 shfuqizohet ky dekret dhe në atë moment hyj në fuqi ligji për mbrojtje dhe shpëtim dhe komisioni për vlerësimin e dëmeve nuk ka mundësi ligjore që të merr lëndët jo vetëm për Haraçinë dhe Hasanbeg se ju nuk keni informatën e qartë, janë edhe dëmet në Resnje në 2018, janë edhe dëmet në Strumicë në 2018 dhe në shumë komuna tjera.

E kuptoi nevojën tuaj të bëni politikë por rrugën që keni zgjedhur është e gabuar. Sa për informacion ka edhe një risi tjetër, komunikimet që kemi pasur me këshillin e protestës, menjëherë të nesërmën në seancë qeveritare u ngarkua ministria e mbrojtjes të bën ndryshim të ligjit për mbrotje dhe shpëtim dhe të lejohet afat kalimtar dhe të gjithë këto lëndë të shqyrtohen nga komisioni dhe të gjitha lëndët një për një do të shqyrtohen nga komisioni dhe do t’i propozohet qeverisë, ashtu si e cakton edhe ligji apo ndryshimi në ligj.

Këtu nuk janë vetëm dëmet në Haraçinë dhe Hasanbeg port ë gjitha dëmet në vend. Po i ikni debatit, sepse dëmet kur kanë ndodhur në Haraçinë dhe Hasanbeg partia jote ka qenë në qeveri dhe pse atëherë nuk e keni zgjedhur problemin? Disa dëme janë të paguara dhe po punojmë t’i paguajmë të gjithë.Nga opozita kërkohet kreativitet, jo t’i ikni debatit me ministrinë e bujqësië”, përfundon ministri