Ministri Hoxha: Policia pyjore e angazhuar në shuarrjen e zjarreve

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha ka falënderuar publikisht Policinë pyjore të RMV-së, në kontributin e tyre që japin në shuarjen e zjarreve në vend.

Marketing

“Policia Pyjore e cila është në kuadër të MBPEU është angazhuar me të gjithë potencialin njerëzor dhe me mekanizmat që ka në dispozicion në shuarjen e zjarreve që kanë kapluar vendin tonë. Kolegët tanë janë të pranishëm në terren dhe po marrin pjesë aktive në trajtimin e situatës që ka prekur disa lokacione. Pjesëtarët e Policisë Pyjore janë në krye të detyrës kudo që paraqitet nevoja. Falënderojmë kolegët tanë që rrezikojnë jetën në mbrojtjen e pyjeve”, ka shkruar Hoxha.

Gjithashtu, siç mësohet sipas burimeve brenda qeveritare, Ministri Hoxha ka anuluar pushimin vjetor për shkak të zjarreve.

Marketing