Ministri Hoxha realizoi takim me Bordin iniciues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha sot në Prilep realizoi takim konstruktiv me Këshillin Inicues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit, njoftoi ministri në profilin e tij në Fejsbuk.

Marketing

“Me kërkesë të Këshillit Inicues të prodhuesve të pakënaqur të duhanit, sot në Prilep realizuam një takim konstruktiv dhe pozitiv. Në takim, ata shprehën hapur problemet dhe pakënaqësinë me çmimin e grumbullimit të duhanit nga të korrat e këtij viti. U dakorduam që gjithçka që është në fuqinë time dhe se gjithçka që është brenda kompetencave të MBPEU-së, do të implementohet në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. Për atë qëllim, ne planifikuam një takim ditën e premte, në të cilin do të marrin pjesë kompanitë grumbulluese. Deri atëherë protestat do të ndërpriten”, shkroi Hoxha.

Ministri shpreson se bashkërisht do të gjejnë zgjidhje për të kapërcyer pakënaqësitë dhe se viti i ardhshëm do të jetë më i suksesshëm në prodhimin dhe grumbullimin e duhanit.

“Grumbullimi i duhanit është në fazën fillestare. Afati ligjor për hapjen e plotë të të gjitha pikave është jo më së voni se më 15 dhjetor. Unë sinqerisht shpresoj se do të gjejmë zgjidhje për të kapërcyer pakënaqësinë dhe në fund të kemi një vit tjetër të suksesshëm në prodhimin dhe grumbullimin e duhanit”, theksoi Hoxha.

Marketing