Ministri Hoxha: S’ka më pengesa, subvencionet për duhanin lëshohen

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha ka njoftuar se me votimin e propozim-ndryshim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, i propozuar nga deputetët e shumicës parlamentarejanë janë hequr pengesat për të paguar subvencionet e këtij viti për prodhuesit e duhanit dhe se do të procesohen edhe pagesat e subvencioneve, shkruan Aktuale.mk
Përmes një publikimi në fasbuk, Ministri Hoxha ka falenderuar gjithë deputetët në Kuvendin republikan për konstruktivitetin dhe përkrahjen e tyre.

Marketing

Ja postimi i plotë i ministrit Hoxha:

“Me votimin e propozim-ndryshim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, i propozuar nga deputetët e shumicës parlamentare u hoqën pengesat për të paguar subvencionet e këtij viti për prodhuesit e duhanit. Poashtu nga komunikimi që kam patur sot me Drejtorin e Agjencisë për pagesa, Nikica Baçovski jam njoftuar se nga aspekti teknik Agjencioni i ka ndërmarë gjitha hapat dhe në momentin e publikimit në Gazetën Zyrtare të ndryshimit të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, do procesohen edhe pagesat e subvencioneve.
I falenderoj gjithë deputetët në Kuvendin republikan për konstruktivitetin dhe përkrahjen e tyre”, ka shkruar Hoxha.

Marketing