Ministri Hoxha takon Ambasadorin e Shqipërisë

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha i shoqëruar nga shefi i kabinetit Dritan Ramadani si dhe Lidija Cadikovska, realizoi takimin e parë protokollar me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut Fatos Reka.

Marketing

“Pranova urime të sinqerta për detyrën si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, biseduam për bashkëpunimet mes dy vendeve, raportet mes dy ministrive përkatëse si dhe për projektet e përbashkëta në dobi të qytetarëve të dy shteteve të regjionit dhe më gjerë, e cila gjë do të ketë impakt direkt në zhvillimin ekonomik të dy vendeve”, shkruan në njoftimin e tij ministri Hoxha.

Kujtojmë që Hoxha është ministri i parë shqiptar në Ministrinë e Bujqësisë.

Marketing