Ministri i arsimit, Arbër Ademi ka zhvilluar takim pune me Ambasadorin izraelit, Dan Orian

Ministri i arsimit dhe shkencës, dr.Arbër Ademi ka zhvilluar takim pune me Ambasadorin izraelit, Dan Orian, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në sferën e arsimit dhe rreth mundësive për thellimin e të njëjtit.

Marketing

Në takim është diskutuar edhe për Holokaustin dhe mundësitë për përfshirjen më të madhe të të njëjtit në përmbajtjet mësimore në shkolla, me qëllim që nxënësit të njihen më detalisht me një periudhë më historike dhe me një gjendje nga e cila mund të nxirren shumë mësime.

Poashtu, në fund është trajtuar edhe Konferenca ministrore për arsimin inkluziv, që do të mbahet në Izrael prej dt. 9 dhjetor deri më 13 dhjetor të këtij viti, që e organizon Ministria e Arsimit të Izraelit dhe Qendra e Trajnimit për Arsim MASHAV, ku do të marr pjesë edhe ministri i arsimit, dr.Arbër Ademi.

Marketing