Ministri i Arsimit, Arbër Ademi u takua me drejtoreshën e re të UNDP, Sahakyan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, dr. Arbër Ademi, sot ka zhvilluar takim me drejtoreshën e re të UNDP-së në vendin tonë, Narine Sahakyan.

Marketing

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe UNDP-së, si dhe për aktivitetet në vijim që do t’i ndërmarrin të dyja palët në sferën e arsimit.

Biseda në këtë takim u fokusua në planet e ardhshme që ndërlidhen me fazën pas arsimit të mesëm, me arsimin e të rriturve, si dhe me politikat që ndërlidhen me procesin arsimor të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.